Rama replikon në Facebook: Ja si ia kthen komentin tifozit të Barcelonës (Foto)
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook”, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kolonën zanore të fushatës së PS-së. A i ka premtuar dhe disa çmime për fituesit, teksa pjesë e tyre ishin disa fanella sportive, apo dhe të fushatës së PS-së.
Komentuesit e shumtë kanë reaguar, ndërkohë që njëri prej tyre i ka thënë se fanellat shpërndahen për juventinët dhe se të mërkurën Barcelona do të fitojë bindshëm.
“E vetmja here qe nuk te besoj per punen e fanellave jo per gje por do besh me hile dhe do ja japesh ndoj tifozi juventin. Prego per voi mercoledi a Camp Nou (Lutem per ju ne Camp Nou)”, ka shkruar komentuesi.
Rama i ka kthyer përgjigje: Drini, 4 gola Juves eshte si te bjeri daci kater here ne kos. Megjithate c’do gje ben vaki, po ti apliko se kushedi fiton bluzen e Messit.




