Rama tallet fort me Bashën, thotë se ndoshta shkoi për të ruajtur portën e Liverpoolit
Sot opozita e Shqipërisë ka mbajtur një protestë në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama.
E ky i fundit ka zgjedhur të tallet me Partinë Demokratike në krye me Lulzim Bashën, pas humbjes së Liverpoolit ndaj Real Madridit.
Rama ka shkruar në Facebook se Lulzim Basha paska ikur në Kiev të Ukrainës për të mbrojtur portën e Liverpoolit.
‘Tani është e qartë pse s’pati protestë në Tiranë sot? Në krye të PD paska qenë portieri i Liverpulit dhe Luli paska ikur në Kiev për të mbrojtur portën e Liverpulit.
Në protestën e opozitës pati edhe të lënduar, ndërkohë që u plagosën edhe 11 policë.
Kurse Liga e Kampionëve sonte u përmbyll me rezultat 3-1 për Real Madridin./Periskopi/



