Rama thirret urgjentisht në interpelancë
Kërkesa e tyre është dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, siç parashikohet në rregullore dhe kryeministri do të duhet t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre këtë të enjte
Deputetët e kanë kërkuar interpelancën urgjente në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, shkruan Lapsi.al.
Duke theksuar faktin se BE pak ditë më parë nuk vendosi asnjë afat se kur do të hapen negociatat, deputetët Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Vangjel Dule, Agron Duka, Nard Ndoka e Ben Blushi, shprehen të shqetësuar se “çështja e integrimit shtyhet në afate të panjohur, duke krijuar pengëse shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë”.
Deputetët nënvizojnë se “hapja e negociatave me BE është një çështje prioritare e politikës sonë” dhe për këtë arsye ata kërkojnë “interpelancë urgjetne me kryeministrin e vendit, lidhur me veprimtarinë e tij dhe të qeverisë në këtë proces”.




