Rama uron Kurtin: Mandati i tij, të kthehet në sukses për Kosovën

Rama uron Kurtin: Mandati i tij, të kthehet në sukses për Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pas fitores në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë shqiptare shprehet se mandati i tij konfirmuar nga populli të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën. Rama thekson se edhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”, shkruan Rama.

Shpërndaje në: