Ramadani: Modernizim i plotë katërvjeçar për FSK-në, do të kryhen lehtësirat për fillimin e prodhimit të municioneve

Ramadani: Modernizim i plotë katërvjeçar për FSK-në, do të kryhen lehtësirat për fillimin e prodhimit të municioneve

Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka prezantuar planin e tyre për Forcën e Sigurisë së Kosovës e prodhimin e armëve.

Ai tha se përmes këtij plani do të ketë “modernizim të plotë katërvjeçar”.

“Do të fillojmë planin e ri për modernizimin e plotë të të gjitha niveleve. Plani i ri për FSK do të miratohet në vitin 2026 dhe do të zgjasë 4 vjet. Kjo menjëherë pasi që Ushtria e Kosovës (FSK) do të përmbyllë me sukses Planin 10 vjeçar të Tranzicionit në vitin 2028. Ndërsa, për Industrinë e mbrojtjes, do të nxirret legjislacioni dhe të vendosen lehtësirat e nevojshme për fillimin e plotë të prodhimit të municioneve, predhave dhe dronëve për mbrojtjen e Kosovës, por edhe për eksport brenda vendeve të NATO-s”.

Njëkohësisht, Ramadani tha se “do të lehtësojmë procedurat për Mallrat Strategjike”.

Shpërndaje në: