Ramadani për ekspozitën e masakrave në Kosovë: Prokuroria të veprojë, për fat të keq pushteti e paska financuar

Ramadani për ekspozitën e masakrave në Kosovë: Prokuroria të veprojë, për fat të keq pushteti e paska financuar

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ka reaguar lidhur me pasaktësitë në të dhënat e ekspozitës për Masakrat në Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë, duke thënë se ‘’lufta hibride po vazhdon ndërrimin e historisë së Kosovës’’.

Ramadani, ka thënë se prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt, dhe se historinë po duan të nda ndërrojnë.

Postimi:

Lufta Hibride po vazhdon ndrrimin e historisë së Kosovës.

Tash, edhe përmes ekspozitës në qendër të Prishtinës, ku masakra serbe ndaj shqiptarëve në burgun e Dubravës na del edhe si vrasje e 48 shqiptarëve të armatosur. Sepse, këto na qenkan të dhënat e Serbisë apo?

Për më keq, pushteti e paska financuar!

PROKURIA të veprojë sa më shpejt!

Historinë po duan të na ndrrojnë!

Hibridat në aksion të avancuar!

 

Shpërndaje në: