Ramadani për koncesionin e Kurtit për dokumentet serbe: Shkelje kushtetuese, prandaj s’ka vendim
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për njohjen e dokumenteve të lëshuara nga strukturat ilegale serbe, duke e quajtur atë “gabueshëm, i papranueshëm dhe anti-kushtetues”.
Ramadani thekson se nuk ka as vendim të Qeverisë e as ndryshim ligji nga Parlamenti që të mundësojnë këtë koncesion ndaj Serbisë. Ai shton se Kurti, duke vepruar vetëm me urdhër gojor, shmang mundësinë që rasti të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, ku do të dilte në pah shkelja kushtetuese.



