Ramadani për situatën me energjinë elektrike: Të trajtohet si sabotim ndaj shtetit
Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, e ka cilësuar si dështim të rëndë institucional mungesën e energjisë që çoi në kolaps energjetik në vend.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook këtë kolaps energjetik e ka quajtur si sabotim të shtetit.
“Kolapsi Energjetik të trajtohet si Sabotim ndaj shtetit.Ka elemente të dukshme, në bindjen time, për t’i trajtuar përgjegjësit në Qeveri dhe në KEK përmes dyshimit të veprës penale të Sabotimit. Si çështje konkrete: Pse nuk janë ndërruar tubat e kazanave (ekonomizerët) kur është dashur, duke qenë saktësisht të vetëdijshëm për dëmin që e shkakton mosndërrimi i tyre?!Kush nga Qeveria e KEK-u dhe pse vendosën që të mos ndrrohen tubat e kazanave për 4 vjet me radhë?”, ka shkruar ai.
Ish-kryeinspektori i AKI-së ka alarmuar se është cenuar shteti, siguria kombetare dhe rendi Kushtetues.
“Shteti, siguria kombëtare dhe Rendi Kushtetues janë cenuar për shkak të sabotimit të punëve dhe veprimeve që është dashur t’i ndërmerr Qeveria dhe menaxhmenti i KEK-it. Shteti Ligjor duhet të veprojë.Këtu ka dyshime për Sabotim, gjë që është e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:



