Ramadani: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen!

Ramadani: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen!

Ish inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka kërkuar që policët e dyshuar për vdekjen e të riut në Lipjan të arrestohen, raporton Periskopi.

Ai në Facebook ka thënë se pamjet e publikuara janë irrituese dhe kjo duhet të dënohet, e jo vetëm me suspendim.

Ramadani shprehet “kriminaliteti me logjikën e Shtetit Policor nuk guxon të pranohet”.

 

Njoftimi i plotë:

Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen!

Çka është kjo masë administrative e suspendimit që është rekomanduar nga IPK?

Kush po ndikon për degradimin e Policisë së Kosovës kështu?!

Logjika e Shtetit Policor është vendosur në krye. Gabim dhe e patolerueshme!

E qartë që drejtësia duhet të jep fjalën finale. Për këtë lutemi të gjithë.
Por, një i ri (edhe nëse ka qenë i dehur) ka ndrruar jetë i prangosur nën trupat e disa policëve!
Pra, ka ndrruar jetë në duart e shtetit dhe pamjet janë të tmerrshme, tronditëse dhe irrituese!

Kosova edhe më tutje vuan nga rasti i pazbardhur përfundimisht i të riut Dehari rreth 10 vjet më parë. Atëherë e për vite me radhë ka pasur protesta! Edhe pa pamje direkte, ky rast ishte cilësuar në publik si dhunë/vrasje e shtetit ndaj qytetarit. Drejtësia ka mbetur ende në proces!

Po tash?
Kur të gjithë po i shohim pamjet dhe po i dëgjojmë britmat e të riut Agon Zejnullahu, shteti as nuk i ka arrestuar ende policët!!!

Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Kosovës.

Kriminaliteti me logjikën e Shtetit Policor nuk guxon të pranohet, assesi!

Shpërndaje në: