Ramadani: Statusi i zjarrfikësve do të rregullohet, do të paguhet shtesa e rrezikshmërisë dhe të gjitha pagesat ligjore

Ramadani: Statusi i zjarrfikësve do të rregullohet, do të paguhet shtesa e rrezikshmërisë dhe të gjitha pagesat ligjore

Burim Ramadani, kandidat për deputet nga AAK, ka premtuar se statusi i Zjarrfikësve do të rregullohet, sipas tij “me një model të centralizuar”.

“Numri i zjarrfikësve do të rritet sipas kritereve të popullsisë, dendësisë, relievit dhe rreziqeve lokale. Mosha e lartë mesatare do të ulet përmes rekrutimeve të reja dhe trajnimeve standarde”, ka shkruar Ramadani.

Postimi:

Jemi në krah të Zjarrfikësve Shpëtues

Statusi i Zjarrfikësve Shpëtues do të rregullohet me një model të centralizuar, me protokolle të unifikuara, pajisje standarde dhe kushte të barabarta për të gjitha komunat. Pajisjet profesionale dhe mbrojtëse do të modernizohen.

Numri i zjarrfikësve do të rritet sipas kritereve të popullsisë, dendësisë, relievit dhe rreziqeve lokale. Mosha e lartë mesatare do të ulet përmes rekrutimeve të reja dhe trajnimeve standarde.

Të gjitha pagesat ligjore, përfshirë shtesën e rrezikshmërisë, do të paguhen plotësisht.

Shpërndaje në: