Ramadani: VV bëri gjysëm hapi, duke nominuar për Kryeministër një kandidat tjetër dhe jo kreun e partisë

Ramadani: VV bëri gjysëm hapi, duke nominuar për Kryeministër një kandidat tjetër dhe jo kreun e partisë

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të nominuar Glauk Konjufcën si kandidat për Kryeministër, shkruan Periskopi.

Në reagimin e tij në Facebook, Ramadani ka shkruar:

VV bëri një gjysëm hapi, duke nominuar për Kryeministër një kandidat tjetër dhe jo kreun e partisë.

Për ta plotësuar hapin dhe për të treguar që këtë nuk e ka bërë veç si taktikë për kohë-blerje, VV duhet të bëjë marrëveshje politike.

Nëse nuk e bën këtë, sërish s’ka Qeveri.

Madje, nëse nuk ka siguruar shumicë, Presidentja është e obliguar t’ia refuzojë nominimim e Konjufcës.

Loja e blerjes së kohës e çon Kosovën sigurt në Kolaps!

P.S

S’ka Qeveri Kurti 3, madje edhe VV doli me propozim për Qeveri Konjufca.

Tash, u bindën të gjithë, edhe vetë partia-shtet.

Shpërndaje në: