Ramiz Lladrovci në mes të sheshit, përshëndet dikë me gishtin e mesit

Ramiz Lladrovci në mes të sheshit, përshëndet dikë me gishtin e mesit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përveç punës së tij në komunë, shpesh është bërë pjesë e medieve edhe për veprimet e tij të çuditshme.

Një veprim të pahijshëm Lladrovci e ka bërë edhe këto ditët e fundit, duke u fotografuar me gishtin e mesit midis sheshit në Drenas.

Në një fotografi, i pari i Komunës së Drenasit, shihet duke e çuar gishtin e mesit teksa fotografohet në shesh ku po mbahet tash e disa ditë manifestimi “Muaji i mërgatës”.

Se kë e ka “përshëndetur” Lladrovci kështu, ende nuk dihet, shkruan Magazina.al

Shpërndaje në: