Ramiz Lladrovci nuk mori pjesë në asnjë debat, e në oda pati probleme
Që në fillim kandidimi i tij u përcoll me probleme. Në fakt partia e zgjodhi të jetë ai kandidati, apo thënë më saktë kreu i PDK-së , Kadri Veseli e zgjodhi, raporton Periskopi
Por, që nga ai moment, tre persona që dolën nga PDK-ja kandiduan si të pavarur. Dy prej tyre u penduan më vonë, dhe u kthyen në krahët e Kadri Veselit, e Xhevat Drenori vazhdoi deri në fund.
Shumëkush e kritikoi Laldrovicin, e fushatën që e filloi shumë herët, normalisht nëpër oda në fshatrat e Drenasit, pati shumë probleme.
Kishte nga ata që e kundërshtonin, disa nga ata që kërkonin përgjegjësi prej tij dhe Veselit për shumë gjëra, e tonet ngiteshin vazhdimisht.
Por askush jashtë odave, edhe pse as aty nuk u dëgjua mirë nga zhurmat, nuk e di programin e tij.
Ai nuk mori pjesë në asnjë debat televiziv, në asnjë të vetëm.
Opinionisti Astrit Gashi ka deklaruar se Ramiz Lladrovci nuk e ka aprovimin e PDK-së për të dalë në debate televizive.
Gashi thotë se Lladrovci është kandidati kryesor.
Ndryshe, Lladrovcit iu shpalosën shumë gjëra gjatë fushatës, ndër kryesoret është akuza se ai ka keqpërdorur paratë e mbledhura në luftë./ Periskopi



