Ramiz Lladrovci sërish kërkon polemika me Rexhep Selimin, ja çka i thotë tani

Ramiz Lladrovci sërish kërkon polemika me Rexhep Selimin, ja çka i thotë tani

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka postuar në Facebook një mesazh për Rexhep Selimin.

Megjithëse nuk e përmend me emër, i referohet Selimit si ‘10’tëshi’

Ai ia përmend edhe votat s aka marrë Selimi në Drenas në zgjedhjet e kaluara. Duket se Lladrovci do të nis sërish polemika me Rexhep Selimin.

Ai shkruan në Facebook:

Përgjigje për fushatën para fushate të 10-shit në Drenas. Dje për vizitë në komunën tonë ishte edhe Dhjetëshi me “ekspertë për industri”. 10-shi i shkon edhe për ftyre në Drenas. Merrni me mend, në asnjë vendvotim, nuk ka fituar më shumë se një dhjetëshe votash. Bile, nga 72 vendvotime- në 15 sosh, 10-shi ka pasur 0 (zero) vota.

Gjithsejtë në Drenas, 10-shi ka pasur 279 vota. Vendvotimi i tij, bastioni më i fortë në Drenas kishte “plotë” 19 vota. 10-shi më 11 qershor, do ta ketë sërish të njëjtin fat në Drenas, si më 2014.

Vlerësimi i 10-shit për një objekt në Drenas është qesharak. Derisa i shetiste këpucët këndej, do të ishte më mirë të shkonte me çizme bashkë me Shpend Ahmetin mos i ka mbet ndonjë gropë e hapur në Prishtinë. Dihet, Drenasi është mikpritës, por gjithashtu dihet se vota shkon për PDK.#FillimiRi.

Polemikat e ashpra Selimi – Lladrovci në të kaluarën

Polemikat e ashpra mes Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit datojnë që prej zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Atëkohë,  Ish – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke mbajtur një fjalim në Parlamentin e Kosovës, i ka thënë, kandidatit për President të Kosovës, Hashim Thaçit, se “unë të dua ty për president, aq sa të do familja Jashari. Nuk dua të them se të dua siç të ka dashur Adem Jashari, sepse do ta merrje si kërcënim”.

Por, kësaj deklarate të Selimit, përmes Facebook-ut i është përgjigjur Ramiz Lladrovci në cilësinë e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

“Dëgjova me vëmendje fjalën e Rexhep Selimit, sot, në parlamentin e Kosovës. Do të doja t’i jepja një këshillë si i njohur i vjetër i tij. Rexhë, mos e përmend Adem Jasharin ne Parlament për lojërat politike të kësaj dite”, shkruan Lladrovci duke shtuar, “miqësinë tuaj me Adem Jasharin e shpëtova unë, për t’i shërbyer qëllimit të luftës, ashtu si  shpëtova edhe jetën tuaj pas asaj që të mos të them tradhtisë që i bëtë Adem Jasharit”, thotë ambasadori kosovar në Facebook, duke pohuar se e ka edhe një videoincizim për ta dëshmuar deklarimin e tij./Periskopi

 

Shpërndaje në: