Ramiz Lladrovci tregon ‘barcoleta’ teksa shpalos programin për Drenasin, përmend pulat e vezët
Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci njihet për batutat e tij, të qëllimshme apo jo, gjatë emisioneve televizive.
Sot në emisionin Debat të RTV Dukagjini kanë qenë të ftuar të gjithë kandidatët për kryetar të kësaj komune, ku ndër të tjerash kanë shpalosur edhe planprogramet e tyre.
Lladrovci teksa është pyetur se cilat janë synimet e tij për Drenasin, është përgjigjur me një lloj barcolete, se si një familjar kishte blerë disa pula për mish dhe ve.
‘Pulat ia hangshin ushqimin plakur, por i bojshin vezte jashtë oborrit. Kur ia ndali grurin…’’, ishin disa nga fjalët e shkëputura të Lladrovcit./Periskopi/



