‘Ramos e ka instinktin e sulmuesit’
Mbrojtësi spanjoll ishte njeriu i ndeshjes në atë sfidë pasi realizoi dy herë me kokë (njëri u regjistrua si autogol i Dries Mertens) duke i shuar shpresat e skuadrës italiane, e cila në pjesën e parë bëri një lojë fantastike.
30-vjeçari e barazoi rezultatin edhe ndaj Barcelonës në dhjetor, ndërsa ai ishte vendimtar për Realin edhe në finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016.
“Ramos është një lojtar shumë i rëndësishëm, ai është gjithmonë aty për të na ndihmuar dhe ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatin”.
“Ai e ka instinktin e sulmuesit në vete. Sa herë që shkon përpara kur ka goditje nga këndi ne besojmë tek ai dhe kur është puna e golave me kokë, ai e ka pasur gjithmonë aftësinë që ta dërgojë topin aty ku dëshiron”, ka deklaruar Navas.
Spanjolli ka shënuar nëntë gola në 28 paraqitje në sezonin 2016/2017 në të gjitha garat. /Telegrafi/



