Ramos e kishte parashikuar largimin e Zidane pas fitores kundër PSG

Ramos e kishte parashikuar largimin e Zidane pas fitores kundër PSG

Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë sot pasi vendosi që të largohej nga Real Madrid pas dy viteve e gjysmë plotë sukses

Sergio Ramos e kishte parashikuar largimin e Zidane nga Reali pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë kundër PSG, shkruan Periskopi.

“Ndoshta ai do të fitojë Ligën e Kampionëve përsëri dhe të kërkojë që të pushojë, kjo është e mundur,” kishte thënë Ramos pas ndeshjes me PSG.

“Gjithkush thotë që nëse e fiton atë atëherë ai do të qëndrojë, por ai mund të dëshirojë të pushojë pak, nuk e di,”.

Zidane gjatë kohës së shkurtër si trajner i Realit ka fituar nëntë trofe. /Periskopi/

Shpërndaje në: