Ramos flet për Moratan, lajm i keq për tifozët e Realit
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos nuk e di nëse bashkëlojtari i tij sulmues do të qëndrojë në Real Madrid apo do të largohet.
“Do të shohim nëse Morata largohet. Kam simpati speciale për të dhe gjithmonë i dëshiroj më të mirën. Nuk vendosi unë nëse ai qëndron”, tha spanjolli për mediat spanjolle, transmeton Periskopi.

Morata shënoi 20 gola në të gjitha kompeticionet për Madridin, ku arriti të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. /Periskopi



