Ramos i ka kërkuar Perezit që ta largojë këtë lojtar në afatin kalimtar të verës
Raportet e fundit bëjnë të ditur se Sergio Ramos i ka kërkuar Florentino Perezit që ta largojë Karim Benzeman
Karim Benzema nuk po kalon momente të mira në ‘Santiago Bernabeu’, madje tani edhe bashkëlojtarët e tij kanë filluar ta kritikojnë, transmeton Periskopi.
Sipas ‘Diario Gol’ Arsenali ka gati ofertën prej 40 milionë euro për sulmuesin francez.
30-vjeçari u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ në vitin 2009 nga Lyon dhe deri më tani ka realizuar 271 paraqitje dhe ka shënuar 127 gola. /Periskopi/



