Ramos i kallxon Diego Costas ‘kush o shefi këtu’
Kombëtarja e Spanjës i është kthyer stërvitjeve të premten pas fitores së vështirë ndaj Iranit në natën e së mërkures.
Diego Costa shënoi një gol për t’i dhuruar fitoren Stuhisë së Kuqe në Kazan Arena.
Por sulmuesi kontravers dukej se më në fund u ndesh me kapitenin Sergio Ramos i cili i kishte dhënë një vërejtje, derisa lojtarët e tjerë të Fernando Hierro ishin përshtatur me ambientin e stërvitjeve, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Bashkimi i tyre agresiv ishte i shkurtër, pasi të dy burrat shkëmbyen një buzëqeshje dhe u kthyen në ushtrime disa momente më vonë.
Spanja ka nevojë për një pikë që të garantojë kualifikimin për raundin e ardhshëm. Kombëtarja spanjolle do të tentojë të nxjerrë këtë pikë në përballje me Marokun./Periskopi/









