Ramos: Messi i bëri presion gjyqtarit
El Clasico e mbrëmshme ka kaluar në mes shumë tensioneve.
Rrallë ndodh që një El Clasico të mbyllet brenda 90 minutave dhe mos të diskutohet më për të.
Mbrëmë ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit që përfundoi 2:2, pati shumë tensione mes futbollistëve dhe protagonist i madh ishte edhe gjyqtari Alejandro Hernadez.
Sergio Ramos akuzon Lionel Messin që ky i fundit i ka bërë presion gjyqtarit në përfundim të pjesës së parë, pak minuta pasi Hernandez kishte ndëshkuar me karton të kuq Sergi Roberton, transmeton KosovaPress.
“Të gjithë e pamë Messin duke i bërë presion gjyqtarit në tunel, pas përfundimit të pjesës së parë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ai bëri shumë gabime në të dytën”, ka thënë Ramos.
“Nuk dua të përsëris fjalët që i kam dëgjuar nga Messi në drejtim të gjyqtarit”, ka deklaruar mbrojtësi spanjoll.



