Ramos nuk është i vetmi, legjenda të futbollit kishin bërë edhe më zi (Video)
Veprimi i Sergio Ramos këtë fundjavë ishte ndër lajmet më të klikuara, pjesërisht për shkak se trajneri i Real Madridit Zinedine Zidanë i dha detaje gazetarëve për këtë punë.
Por, Ramos nuk është assesi i pari ose i vetmi të cilit i ndodhë të kryejë nevojat fiziologjike gjatë ndeshjes. Në fakt, disa prej rasteve më të famshme të ngjashme u kanë ndodhur legjendave të futbollit si Gary Lineker, Ronaldo ose Jens Lehmann.
Sulmuesi i kombëtares angleze Gary Lineker kishte kryer nevojën në fushë, fjalëpërfjalshëm para syve të botës, në Kampionatin Botëror Italia 90, në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Irlandës.
Rasti i Linekerit nga Kampionati Botëror është i pakrahasueshëm, por në një ngarje tjetër madhore, Lojërat Olimpike të vitit 1996, Ronaldo, legjenda e futbollit brazilian dhe botëror, kishte urinuar gjatë ndeshjes me Hungarinë.
Ngjashëm në ndeshje të Bundesligës kishte vepruar edhe Jens Lehmann portieri i njohur i dy dekadave të kaluara, në një ndeshje të Kupës UEFA, derisa po mbronte për Stuttgartin.



