Ramos tifozët e Sevillas ofenduan mamanë time (Video)
Gjatë ndeshjes së mbrëmshme në kuadër të Copa del Rey mes Real Madridit dhe Sevillas e cila përfundoi me rezultat 3:3, Ramos ishte viktimë e sharjeve brutale nga tifozët e Sevillas.
Derisa një shishe u hodh në dretim të mbrojtësit, sharje e vërshëllima të tjera u dëgjuan nga tribunat.
Abuzimet e tifozëve të Sevillas përfshinin familjen e lojtarit, dhe për këtë foli edhe Ramos pas ndeshjes.
“Nuk e disrespektoj askënd. Kërkova falje nga [portieri[ Soria,” tha Ramos, i cili realizoi nga pika e bardhë në stilin “Panenka”.
“Nuk jam fans i seksionit që rikujtoi nënën time dhe më ofendoi që nga minuta e parë.
“Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia ime, pavarësisht se disa njerëz nuk e kuptojnë këtë, ata më vërshëllyen dhe shanë mamanë time.”
Tifozët e Sevillas gjithashtu abuzuan Ramosin edhe pas ndeshje.
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/819692512839233536/video/1



