Ramos tregon që është një lojtar i madh, ja si e nderon Andres Iniestan (Foto)
Nderimi i fundit për mesfushorin e Barcelonës ka ardhur nga një rival i tij, shoku i Kombëtares Sergio Ramos, i cili e ka quajtur El Clasicon e mbrëmshme me një emër tjetër “Iniesta Clasico”
Sergio Ramos ka lënë anash rivalitetin e Real Madridit me Barcelonën për ta nderuar njërin prej legjendave të Blaugranave, Andres Iniesta dhe El Clasicon e tij të fundit.
Iniesta ishte kapiten për herë të fundit me Barcelonën në ndeshjen kundër Los Blancos të dielën ku dy skuadrat barazuan me rezultat 2-2, e cila ndeshje u përcoll më shuë gabime në referim.
Të dy skuadrat patën arsye për frustrim pas ndeshjes, por kapiteni i Realit Ramos ka gjetur kohë edhe për ta nderuar Iniestan, shokun e tij në Kombëtaren e Spanjës.
“Pas asaj çfarë ndodhi në fushë, mbrëmë këtë ndeshje do ta kujtojë si Iniesta Clasico”, ka postuar Ramos në Tëitter të hënën, duke mbajtur në dorë një fanellë të Iniestas me numrin tetë.
“Do të me mungosh miku i imë”.
Iniesta pritet që të luaj edhe për pak kohë në Super Ligën Kineze, por për momentin ai do të fokusohet në këtë ndeshje të mbetura të Barçës që ata ta përfundojnë sezonin pa humbje në La Liga.




