Ramos u detyrua ta ndërronte numrin e telefonit, mori kërcënime me vdekje pasi lëndoi Salahun
Sergio Ramos është detyruar që ta ndryshojë numrin e telefonit pasi ka marrë kërcënime me vdekje pasi në finalen e Kievit e lëndoi Mohamed Salahun
Kapiteni i Real Madridit e lëndoi Mo Salahun gjatë një dueli në finalen e Ligës së Kampionëve dhe pas 25 minutave egjiptiani i detyrua që të largohej nga fusha shkaku i lëndimit në krahëror, shkruan Periskopi.
Raportet nga gazeta ‘El Partidazo de Cope’ kanë bërë të ditur se Ramos dhe disa anëtarë të familjes së tij janë detyruar që t’i ndryshojnë numrat e telefonit pasi kanë parnuar shumë mesazhe abuzive, në mesin e tyre kishte edhe kërcënime me vdekje.
Policia spanjolle menjëherë ka filluar ta hetojë këtë rast, derisa Salah rrezikon të paraqitet në Kupën e Botës me Egjiptin shkaku i lëndimit. /Periskopi/



