Ramos ‘vajton’: Mund ta kishim kaluar Barcelonën

Ramos ‘vajton’: Mund ta kishim kaluar Barcelonën

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos ka theksuar se fitorja ishte e domosdoshme ndaj Atleticos për të kaluar në vendin e parë në tabelë, pas dështimeve të Barcelonës.

Spanjolli ka thënë se ekipi nuk arriti ta fitonte ndeshjen pasi dështoi të shënonte në shanset që kishin.

”Ne e dinim rëndësinë e këtyre tre pikave për të përfituar nga dështimet e Barcelonës. Barazimi është zhgënjyes pas punës së madhe që kemi bërë”.

”Në gjysmën e parë Atletico dha më shumë, por në pjesën e dytë ne e kontrolluam ndeshjen dhe nuk mund të fitonim sepse kur shkonim te porta, dështonim të shënonim, sikurse në ndeshjet tjera. Ne duhet të shikojmë përpara tani”, u shpreh Ramos./Periskopi/

Shpërndaje në: