Ramush Haradinaj: Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga zgjedhjet lokale.
Haradinaj ka porositur kryetarët e ardhshëm të komunave që të ia “nisin nesër punës”.
Postimi i plotë:
Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat.
Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës.
E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar.
Urime AAK!



