‘Ranierin e trajtuan si qen të sëmurë’ (Foto)

‘Ranierin e trajtuan si qen të sëmurë’ (Foto)

Francezi ndihmoi “djajtë e kuq” të dilnin kampionë pas 24 vjetësh, e njeh mirë se çdo të thotë sukses dhe madhështi, dhe mendimet e tij janë të gjitha për ish-trajnerin italian.

“Magjistari erdhi në një qytet dhe shndërroi një grup lojtarësh gjysmë të talentuar në yje futbolli, në kampionë të lavdishëm, –por, sapo retë e para u shfaqën, këta mosmirënjohës bënë përbetim për ta larguar magjistarin. Këta janë tradhtarë”, tha Cantona.

Ish-sulmuesi i madh francez nuk mund ta largojë nga mendja se: “Leicesteri shkarkoi të vetmin trajner që fitoi diçka të rëndësishme në historinë e vet aspak të shquarAta e larguan Claudion sikur të ishte një qen me sëmundje ngjitëse. Leicesteri është në vendet e fundit të Premier League-s, aty ku i takon të jetë, aty ku i përket sipas ADN-së së tyre”, vijoi legjenda franceze.

Shpërndaje në: