Raportet mjekësore në Shtërpcë me Vulë të Serbisë

Raportet mjekësore në Shtërpcë me Vulë të Serbisë

Një raport mjekësor i lëshuar në Komunën e Shtërpcës është i vulosur me vulë të Serbisë dhe i shkruar me cirilikë.

Në KALLXO.com ka ardhur një raportim në të cilin shihet se në një raport mjekësor të lëshuar në Komunën e Shtërpcës nuk shkruhet shqip dhe vulat janë të Serbisë.

I kontaktuar nga KALLXO.com drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Shtërpcë Sabri Murseli nuk mori përgjegjësi për raportin, duke refuzuar ta komentojë.

Murseli vetëm sugjeroi shkurt që të bisedohet me ata që e kanë lëshuar.

“Bisedoni me ata që e kanë lëshuar këtë dokument”, tha Murseli që është në krye të shëndetëisë së Shtërpcës.

Në këtë komunë momentalisht jetojnë 13 mijë e  600 banorë, prej të cilëve serbë janë 9 mijë e 100,  4 mijë e 500  shqiptarë dhe 30 romë.

Shpërndaje në: