Raporti i ekspertëve të pavarur tregon se si erdhi deri te vdekja e Astrit Deharit (Foto)
Përveç goditjeve në kokë, gërvishtjet e kyçit në qafë dhe në pjeën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar nga mjete të mprehta për së gjalli, kanë konstatuar ekspertët e pavarur.
“Vdekja është e dhunshme dhe e menjëhershme ka ardhur si asfiksisë mekanike dhe të dhunshme. Dëmtimet në trajtë gërvishtje në qafë dhe në pjesën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar me mjete të mprehta për së gjalli. Lëndimet në kokë dhe gjymtyrë në anën e djathit te qafës në nofullën e poshtme janë shkaktuar me mjete të forta që klasifikohen si lëndime trupore me natyrë më shumë si shenja të vetëmbrojtjes. Mbyllja e laringut një ngufatje e tillë kryhet gjatë dhunimi zakonisht me qëllim të pengimit të britmës për ndihmë të viktimës së sulmuar tek të rriturit”, thuhet në raportin e autopsisë mjekoligjore të ekspertëve të pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti.
Ndërsa avokati mbrojtës Tomë Gashi ka deklaruar se kryeprokurori Sylë Hoxhaj ka mashtruar publikun dhe ka përdorur një raport me numra rendor për të justifikuar mbylljen e hetimeve.




