Raporti me golat e ndeshjeve me interesante në Evropë (Video)

Raporti me golat e ndeshjeve me interesante në Evropë (Video)

Në fundjavën që e lamë pas u luajtën disa ndeshje interesante në kuadër të ligave më të forta evropiane.

Kishte shumë ndeshje derbi fundjavën që e lamë pas, më e spikatura ishte ajo që u zhvillua në Manchester, ndërmjet Manchester United dhe Manchester City. Skuadra e Guardiolës fitoi me rezultat 1:2 dhe tash i shkëputet plot 11 pikë skuadrës së Mourinhos. Shifrat i hapi spanjolli David Silva, ndërsa tre minuta më pas për 1:1 barazoi, Marcus Rashford.

Në pjesën e dytë, pas një presioni të madh të Manchester Citit, ata ia arritën të shënonin me anë të argjentinasit, Nicolas Otamendi. Vlen të ceket se “Citizens” kanë thyer rekordin si skuadra e vetme me 14 fitore radhazi në histori të Premier Ligës. Tash ata janë në vendin e parë me 46 pikë ndërsa Manchester United është e dyta me 35 pikë, transmeton Periskopi.

https://www.youtube.com/watch?v=UXZycYBnOjg

 

Liverpooli u ndal nga Evertoni me rezultat 1:1, golat i shënuan Salah dhe Rooney, ndërsa Arsenal nuk morri më shumë se një pikë në udhëtim te Southampton, kur golin e Charlie Austin e bëri të pavlefshëm, Giroud. Londinezët e Tottenham e shpartalluan Stoken e Xherdan Shaqirit me rezultat 5:1. Ndërsa goli i Marko Arnautovicit e mposhti Chelsean e Antoni Contes.

https://www.youtube.com/watch?v=W-8ki54UiGs

https://www.youtube.com/watch?v=EUzlsSLWzjo

https://www.youtube.com/watch?v=G8KUiOFzUL0

https://www.youtube.com/watch?v=4uTTmZMmiIs

 

Në La Ligë, fituan favoritët, Barcelona mposhti Villarealin në “El Madrigal” me rezultat 2:0. Golat për katalunasit i shënuan Luis Suarez dhe Lionel Messi. Valencia fitoi në shtëpi me rezultat 2:1, ndërsa Atletcio Madrid fitoi si mysafiri i Betisit me rezultat minimal 0:1 me golin e Sual Niguez. Real Madridi e shpartalloi Sevillën në “Bernabeu” me rezultat 5:0, golat për “Los Blancos” i shënuan Ronaldo dy herë, Nacho, Kroos dhe Hakimi me nga një gol.

https://www.youtube.com/watch?v=Uw37H996wD4

https://www.youtube.com/watch?v=Z_CnOeqgApY

https://www.youtube.com/watch?v=1lDN_TP98KU

https://www.youtube.com/watch?v=WpaxXLaK0pE

Barcelona është në vendin e parë me 39 pikë, në vendin e dytë është Valencia me 34 pikë, një pikë më pak në vendin e tretë renditet Atletico Madrid, ndërsa skuadra e Zinedine Zidane, Real Madrid është në pozitën e katërt me tetë pikë më pak se lideri Barça. Vlen të cekët se “El Clasico” do të luhet me 23 dhjetor në Madrid.

Në Seria A, katër skuadrat barazuan, madje asnjëra nuk arriti të shënonte. Ndeshja më interesante ishte ajo mes Juventusit dhe Interit, ku “biankonerët” luajtën më mirë dhe kishin raste më shumë por “zikaltërit” u mbrojtën mirë dhe ruajtën vendin e parë. Chievo ndali Romën në Veronë, ndërsa Napoli nuk arriti ta mundte Fiorentinën në shtëpi.

Vetëm Milani arriti të fitonte kundër Bolognas me rezultat 2:1 dhe tani ndodhet ne vendin e shtatë me 16 pikë me pak se lideri Inter. Pas Interit është Napoli me një pikë më pak, një pikë më pak se Napoli ka Juventus në vendin e tretë, ndërsa Roma renditet e katërta me tre pikë më pak se Juventusi por me një ndeshje më pak. Lazio e vendit të pestë zhvillon sonte kundër Torinos me fillim prej orës 21:00.

https://www.youtube.com/watch?v=0R7cHios6I4

 

Në Bundesligën gjermane, Bayern Munich fitoi me rezultat minimal kundër Eintracht Frankfurtit në udhëtim, golin e vetëm për “bavarezët” e shënoi Arturo Vidal. Dormundi humbi në shtëpi nga Werder Bremen me rezultat 2:1, Leipzig u ndal nga Mainzi me barazim në shtëpi me rezultat 2:2, ndërsa derbi i kësaj jave mes Borussia Monchengladbach dhe Schalkes u mbyll me barazim 1:1, transmeton Periskopi.

Në Francë fituan katër skuadrat e para. Paris Saint-Germain fitoi ndaj Lilles me rezultat 3:1, me golat e Di Marias, Pastores dhe Mbappes. Monako fitoi me rezultat 3:2, në udhëtim te Amiens, Lyoni fitoi me rezultat 1:2, ndërsa Marseille në shtëpi fitoi kundër St.Etienne me rezultat 3:0.

 

Në Holandë u zhvillua derbi i dy gjigantëve Ajaxit dhe PSV, ku Ajaxi fitoi me rezultat 3:0 duke e ngushtuar epërsinë që PSV ka në vendin e parë në shtatë pikë. Vittese e Milot Rashicës nuk luajti për shkak të reshjeve të mëdha të borës e pamundësuan zhvillimin e disa ndeshjeve në Holandë. /Periskopi

https://www.youtube.com/watch?v=rqsaAznTNhs

 

Shpërndaje në: