Raporti sensacional sugjeron se Lionel Messi u ‘tradhtua’ nga Gerard Pique, para largimit nga Barcelona

Raporti sensacional sugjeron se Lionel Messi u ‘tradhtua’ nga Gerard Pique, para largimit nga Barcelona

Marrëdhënia e Lionel Messit me ish-bashkëlojtarin te Barcelona, Gerard Pique, raportohet se është prishur.

‘Forbes’ publikoi një artikull me titullin: ”Zbulohet: Lionel Messi e di cili ish-bashkëlojtar te Barcelona e tradhtoi para transferimit te PSG,” të martën, pasi drejtori i gazetës ‘SPORT’, Lluis Mascaro zbuloi informata shtesë rreth dy superyjeve këtë javë, transmeton Periskopi.

Duke folur për ‘Radioestadio Noche’, e vënë në pah nga ‘Forbes’, Mascaro tha: ”Messi e di se Pique i tha Joan Laporta se nëse Messi largohet nga klubi, asgjë e keqe nuk do të ndodhë.”

Laporta ishte presidenti i preferuar i Messit për Barcelonën, para se të riemërohej në mars – dhe argjentinasi ishte i bindur se do të vazhdonte në ‘Camp Nou’ në fund të sezonit të kaluar.

Mirëpo, problemet financiare nënkuptuan se Laporta nuk kishte fonde për ta mbajtur Messin në klub. Gjashtë herë ‘Topi i Artë’ eventualisht kaloi te Paris Saint-Germain në verë.

Messi kishte pranuar 50% shkurtesë të pagës por Barcelona prapë nuk mundi ta regjistronte jug-amerikanin pasi limiti i shpenzimit për sezonin u shkurtua në 97 milionë euro – gati 300 milionë më pak se vitin paraprak.

Së fundmi Messi tha se ende mban kontakte me lojtarë të Barcelonës si Kun Aguero, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, duke ngritur spekulimet se ai tash nuk ka marrëdhënie të mira me Piquen. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: