Raportimet se Ronaldo u largua nga Arabia Saudite janë të pavërteta
Situata e Lindjes së Mesme është e tensionuar.
Kjo për shkak të sulmeve nga SHBA dhe Izraeli drejt Iranit si dhe sulmi i Iranit ndaj shteteve arabe.
Kishte pasur raportime se Cristiano Ronaldo, u largua nga Arabia Saudite drejt Madridit për t’i ikur situatës së rënduar.
Por kjo doli të ishte një lajm i rremë, pasi “CR7” tani po trajtohet në qendrën stërvitore të Al Nassr pas problemeve në ndeshjen e fundit.



