Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Austri, vdes 18 vjeçari nga Kosova

Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Austri, vdes 18 vjeçari nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një veture.

IndeksOnline raporton se viktima është nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në Zëettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung.

Medait austriake duke cituar policinë lokale, raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën B126, kur dy automjetet janë përplasur në një kthesë të djathtë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi 18-vjeçar i veturës ka mbetur i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë.

Ndërkohë, pasagjeri i tij ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas mediave austriake, të dy të rinjtë nga Linz, mbetën të bllokuar në veturë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga automjeti.

Autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në: