Raportohet se Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut
Nënkryetarja e partisë, Hykmete Bajrami, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i saj, duke kërkuar njëkohësisht edhe dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe të gjithë kryesisë së ngushtë, ka raportuar “KOHA”.
Sipas raportimit, Bajrami theksuar se udhëheqja aktuale nuk gëzon më legjitimitet pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, citohet të ketë thënë një nga pjesëmarrësit në takim.



