Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në një pikë karburanti në Komoran

Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në një pikë karburanti në Komoran

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në një pikë karburanti në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banjos së lokalit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar.

Rrethanat e vdekjes ende nuk janë sqaruar, ndërkohë autoritetet kompetente po merren me rastin.

Lidhur me rastin, Periskopi ka tentuar të kontaktojë policinë por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Shpërndaje në: