Raportohet se Trumpi do ta vizitojë Pakistanin në shtator

Raportohet se Trumpi do ta vizitojë Pakistanin në shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet që ta vizitojë Pakistanin në shtator, raportuan të enjten dy kanale televizive lokale, duke cituar burime të afërta me çështjen.

Nëse konfirmohet, kjo vizitë do të ishte e para e një presidenti amerikan në gati dy dekada. Herën e fundit, presidenti i atëhershëm, George Bush, e kishte vizituar Pakistanin në vitin 2006, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zëdhënësi i Zyrës së Jashtme të Pakistanit tha se ai nuk ishte i vetëdijshëm për vizitën e pritshme të presidentit amerikan.

Dy kanalet televizive që raportuan për këtë zhvillim thanë se Trumpi do ta vizitojë edhe Indinë, pasi të ketë qëndruar në Islamabad në shtator.

Marrëdhëniet ShBA – Pakistan morën një shtysë të rëndësishme, kur Trumpi e priti muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë komandantin e ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, në një takim të pashembullt.

Shpërndaje në: