Rashica i padiskutueshëm në formacionin e Werder Bremen

Rashica i padiskutueshëm në formacionin e Werder Bremen

Sezoni pranveror po sjell vetëm mirësi për Milot Rashicën.

Ylli vushtrrias duket se e ka gjetur veten te skuadra gjermane, dhe tanimë nuk diskutohet pjesëmarrja e tij në formacionin startues.

Edhe në ndeshjen e sotme, që skuadra e tij e zhvillon ndaj Augsburg, trajnerin Kohfeldt i ka besuar aftësive të Rashicës në krahun e majtë të sulmit.

22 vjeçari shënoi gol në ndeshjen e kaluar të DFB Pokal ndaj Dortmund, të cilën ekipi i tij e fitoi pas ekzekutimit të penalltive. /Periskopi/

Shpërndaje në: