Rashica: Nëse kualifikohemi, do ia dedikojmë Fadil Vokrrit

Rashica: Nëse kualifikohemi, do ia dedikojmë Fadil Vokrrit

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka folur pas ndeshjes me Maltën.

Ai ka premtuar se në rast kualifikimi të martën, atëherë e gjithë kjo punë do i dedikohet legjendës Fadil Vokrri.

”Kemi lujt shumë me kujdes sonte, sepse kemi mësuar nga ndeshjet e kaluara”.

”Jena fut me atë mendimin që mos me gabu sikur ndeshja e fundit dhe jemi mundu me i shfrytëzu rastet. Në pjesën e parë kishim raste, por gabuam. Pjesën e dytë shfrytëzuam rastet dhe rritëm epërsinë”.

”Nuk ka kundershtarë të lehtë, sidomos kur luani si mysafir. Por ne kemi luajtur shumë të fokusuar dhe u shpërblyem”.

Për ndeshjen me Azerbajxhanit, ai tha:

”Do jetë ndeshje finale dhe ndeshja më e rëndësishme për popullin e Kosovës. Kemi përparësi sepse do kemi tifozët. Do luftojmë për ëndrrën tonë”.

”Nese kualifikohemi, i dedikohet Fadil Vokrrit, pasi falë tij jemi këtu”, u shpreh Rashica./Periskopi/

Shpërndaje në: