Rashica para tre viteve luante kundër Werderit javë më parë shënoi golin e parë me këtë skuadër (Foto)

Rashica para tre viteve luante kundër Werderit javë më parë shënoi golin e parë me këtë skuadër (Foto)

Milot Rashica ka postuar një foto në ‘Twitter’ kur ishte përballur kundër klubit të tij aktual

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në afatin kalimtar të janarit iu bashkua klubit gjerman Werder Bremen, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur kundër këtij klubi, shkruan Periskopi.

Ish-lojtari i Vushtrrisë para tre viteve me fanellen e Kosovës kishte luajtur kundër Werderit ndërsa tani është pjesë e skuadrës gjermane.

Rashica javë më parë shënoi golin e parë me skuadrën e tij të re. /Periskopi/

Shpërndaje në: