Rashiti: Ai pushtet që arreston protestues përfundon në autokraci
Analisti Naim Rashiti e ka dënuar arrestimin e sotëm të një protestuesi të moshuar në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.
Ai ka vlerësuar se ai pushtet që arreston qytetarët për shkak të protestave për mirëqenën e tyre, përfundon në autokraci.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky veprim nuk është demokratik.
“Ai pushtet apo ajo qeveri qe i arreston qytetaret pershkak te protestave per mireqenjen e tyre, perfundon ne autokraci/dhune dhe mobilizim me te madh qytetar, rrrjedhimisht fund me te shpejt te tij…”, ka shkruar ai.



