Rasti tragjik në Pejë: Prokurorja e Krimeve të Rënda drejt vendngjarjes
Dy persona janë gjetur të vdekur në një vilë në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodra Nikçi, deklaroi për Klankosova.tv. se Prokurorja e Krimeve të Rënda është duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.
“Policia është në vendin e ngjarjes. Prokurorja e Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Kaq mund të jap informata për momentin”, deklaroi Nikçi.



