Ratko Mlladiq mbetet në burg – refuzohet kërkesa për lirim të parakohshëm
Presidentja e Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Gjykatat Penale (MRMGP), gjyqtarja Graciela Gatti Santana, sot ka marrë vendim me të cilin refuzon kërkesën e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, kriminelit të luftës Ratko Mladiq, për lirimin e parakohshëm për arsye humanitare.
Krimineli Mlladiq, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka dorëzuar kërkesën më 2 qershor të këtij viti, duke iu referuar një sëmundjeje të pashërueshme të pretenduar dhe një jetëgjatësie të shkurtër të pritshme.
Në vendim, Mekanizmi thekson se, megjithëse gjendja shëndetësore e Mlladiqit është përkeqësuar për shkak të moshës dhe sëmundjeve të rënda, gjendja e tij aktualisht është stabile dhe nuk përmbush kushtet për rrethana të jashtëzakonshme humanitare që do të justifikonin lirimin e parakohshëm, raporton klix.ba.
Gjetjet mjekësore tregojnë se, edhe pse është në rrezik për jetën dhe varësisht funksionalisht nga ndihma e të tjerëve, ai nuk vuan nga një sëmundje akute e pashërueshme, transmeton Telegrafi.
“Kushtet e paraburgimit të tij janë plotësisht në përputhje me parimet e humanizmit dhe dinjitetit, me kujdes të cilësisë së lartë dhe kontakte të rregullta me familjen,” thuhet në vendim.



