Reagim i papritshëm nga Përparim Rama pas dorëheqjes së Liburn Aliut: E falenderoj nga zemra për bashkëpunimin që tregoi ne raport me mua
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës.
Rama ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj Aliut, ku theksoi se gjatë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës, kishin pasur bashkëpunim të shkëlqyer me njëri tjetrin.
“Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik.
I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar”, u shpreh Rama në Facebook.
Ndryshe, kryetari i Prishtinës nuk njihet për raporte të mira me qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, ku shumë projekte të tij janë pezulluar e anuluar shkak i tyre. /Periskopi/



