Reagimi i Haradinajt pas fitores së Loriana Kukës
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistin kosovare, Loriana Kuka, për triumfin në Kampionatin Evropian U23.
“Edhe Loriana Kuka Kampione Europiane U23 në xhudo”.
“Triumfi i vajzës, që la Zvicrën për t’i mbrojtur ngjyrat e flamurit të Kosovës, na bën krenarë të gjithëve. Urime, Loriana!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Klan Kosova.
Kuka ka rrëmbyer medaljen e artë sot duke mposhtur gjermanen Christina Faber në kategorinë deri në 78 kilogramë.



