Reagojnë Skifterat: Ata janë minoriteti i qytetit

Reagojnë Skifterat: Ata janë minoriteti i qytetit

Derbi mes Gjilanit dhe Dritës po merr kahje tjetër, për shkak të dy tifozërive të zjarrta që kanë ekipet.

Para pak orësh, ‘Intelektualët’ shfaqën një shkrim nënçmues për Gjilanin, duke mos e konsideruar derbi ndeshjen e së dielës. Tifozët e Dritës e konsideronin ‘ekipin e kuq’ me prejardhje nga serbët.

Kjo ka nisur debatin për ndeshjen e fundjavës, shkruan Periskopi.

Para pak çasteve edhe ‘Skifterat’ kanë reaguar dhe iu kanë kundërpërgjigjur rivalëve të tyre.

Ata në Facebook kanë shkruar se Drita është ekipi minoren i qytetit, e bashkangjitur me një video e cila shpjegon prejardhjen e klubit me të kaltërta. Në video konfirmohet prejardhja e klubit të Dritës, që sipas tifozërisë ‘Skifterat’, e kanë nga minoritetet.

Të shohim se a do ta fshijnë postimin këta të fundit, siç vepruan më herët ‘Intelektualët’./Periskopi/

Shpërndaje në: