Reagojnë Tifozat Kuq e Zi, kanë diçka emocionuese për De Biasin (FOTO)
Tifozat “Kuq e Zi” nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i kanë shprehur mirënjohje trajnerit Xhani De Biazit, duke e falenderuar për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares.
Për ta, lidhja speciale e krijuar mes tifozëve shqiptar dhe trajnerit ishte rezultat i respektit që Xhani De Biazi dha.
Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend.
Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.
Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve. “Tifozat Kuq e Zi” të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme. Ti ishe njëri prej nesh! Faleminderit Gianni!




