Reagon ashpër Zafir Berisha: E quan Periskopin “paçavure” që lufton për të marrë “lice”

Reagon ashpër Zafir Berisha: E quan Periskopin “paçavure” që lufton për të marrë “lice”

Ish shefi i Sigurisë Kibernetike, Zafir Berisha, ka reaguar pas shkrimit të djeshëm të Periskopit në lidhje me një postim të tij.

Ai nuk ka kursyer fjalët ofenduese ndaj Periskopit duke e quajtur “paçavure informative” që garon për të marrë “lice” [lexo ‘like’, shq. pëlqime’] më shumë. Përkthyer nga gjuha angleze, fjala “lice” bën “morra” në shqip. Sidoqoftë, nuk e besojmë që z. Berisha e ka pasur në atë kuptim.

Periskopi raportoi në mënyrë sarkastike gjatë ditës së djeshme për një postim të Berishës ku ndodhej edhe një thënie e shkrimtarit Nathaniel Hawthorne.

Sidoqoftë, z. Berisha nuk e kishte vënë fare emrin e autorit çka shtyri gazetarin e Periskopit t’i linte titullin “Shkrimtari amerikan Hawthorne ‘vjedh’ një thënie filozofike nga Zafir Berisha”.

Berisha pretendon se i ka vënë thonjëzat thënies në fjalë dhe se me këtë e ka kryer punën sa i përket vendosjes së autorësisë. Por, në të vërtetë z. Berisha nuk e ka vënë fare emrin e autorit amerikan.

MOOOS: Shkrimtari amerikan Hawthorne ‘vjedh’ një thënie filozofike nga Zafir Berisha

Kujtojmë që Periskopi vazhdon të mbetet në majë sa i përket lexueshmërisë, me një rritje të madhe edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021.

Statusi i plotë:

Vetë fakti që në një thënje apo mendim i vendosen thonjëzat, nënkupton që është e huazuar nga dikush tjetër, mirpo paqavurat informative që janë në garë kush po merrën “lice” më shumë, të bëjn lajmë edhe në këto raste;

“Askush nuk mund të ketë për një kohë të gjatë një fytyrë për veten e tij, dhe një tjetër për shumë të tjerë, pa u ngatërruar përfundimisht se cila nga të dyja është e vërtetë”.

Nuk është gazetari me bërë 8 nr 280 siq ndodhi dje, as nuk është gazetari më bër lajmë vetëm për “lice” dikend, për me rritën lexushmërin e gazetës!

Zafa

Shpërndaje në: