Reagon bota e futbollit pas vdekjes së ish yllit të Premier Ligës (Foto)

Reagon bota e futbollit pas vdekjes së ish yllit të Premier Ligës (Foto)

Ish mesfushori i Newcastle United, Cheick Tiote ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare.

Dyshohet se shkak i vdekjes të ketë qenë arresti kardiak dhe ka ndodhur derisa Tiote po ushtronte me skuadrën e tij në training.

Me të marrë lajmin, shumë futbollistë nga anembanë bota kanë reaguar me pikëllim.

Legjenda e klubit ku luajti Tiote për shtatë vite, Alan Shearer shkroi në twitter se është shumë i shokuar me rastin e vdekjes së afrikanit.

 

Poashtu edhe klubi i Newcastle shprehu ngushëllimet e saj me anë të një postimi në twtter.

Ndër mesin e shumë futbollistëve që kanë reguar është edhe kapiteni i Man Cityt, Vincent Kompany.

Tiote tash së fundi gjatë këtij viti kishte nënshkruar kontratë me klubin nga Kina, Beijing Enterprise Group FC. /Periskopi

 

Shpërndaje në: