Reagon edhe Tahir Batatina, shmang Bylbyl Sokolin – ka mesazh për Dumnicën

Reagon edhe Tahir Batatina, shmang Bylbyl Sokolin – ka mesazh për Dumnicën

Më në fund ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina, pas skandaleve që plasen së fundmi tek ekipi i Podujevës.

Por Batatina ka reaguar vetem për dorëheqjen e presidentit, Nexhat Dumnica, i cili sot konfirmoi se është larguar nga të gjitha postet drejtuese te Llapi, transmeton Periskopi.

”Të nderuar futbolldashës, falënderoj Nexhat Dumnicën për kohën pesë-vje♪5are së bashku”.

”Kaluam shumë sfida të ndryshme. E rikthyem Llapin në Superligën dhe vazhduam drejt një klubi stabil dhe serioz”.

”Çdo herë do të jetë mirënjohës nga Llapi për kontributin e dhënë në skuadër. Suksese Nexhat Dumnica”, shkroi Batatina.

Tahir Batatina vazhdon të qëndroj i heshtur për dorëheqjen e Bylbyl Sokolit./Periskopi/

Shpërndaje në: